Gary Neville ka kritikuar gjyqtarin Wilton Sampaio që ndau drejtësinë në çerekfinalen Anglia – Franca, që u fitua nga francezët.
Sampaio pati një numër të madh vendimesh të diskutueshme përgjatë ndeshjes çerekfinale. Neville pas ndeshjes nuk e fshehu inatin që kishte me gjyqtarin kryesor.
“Nuk po them se ai pati faj për humbjen e Anglisë. Njerëzit do të thonë se është justifikim, por ai ishte gjyqtar i dobët”, ka thënë Neville për “ITV” pas ndeshjes.