Sport

Megjithatë, Kane e barazoi një rekord të madh

Descriptive Text

Me golin nga penalltia kundër Francës të shtunën, Harry Kane, tashmë e ndan epitetin e golashënuesit më të mirë të Anglisë me Wayne Rooneyn.

Kane të shtunën e shënoi golin e 53-të me fanellën e “Tre Luanëve”.

Në të njëjtën kohë, Kane u bë futbollisti me më së shumti penallti të shënuar në histori të Kupës së Botës, katër gjithsej.

Si 29-vjeçar, ai ka realizuar 8 gola në Botërore. Gjashtë prej tyre i ka realizuar vetëm në vitin 2018.

Anglia u eliminua nga Franca, duke u mposhtur 2:1 në çerekfinale.