Sport

Argjentina në gjysmëfinale, Martinez me pritje vendimtare

Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar. Argjentina ka mposhtur Holandën me penallti, 4:3.

Hero ishte Emiliano Martinez, portieri i Argjentinës, që priti dy penallti. Ndeshja ishte shumë dramatike, ndërsa Lionel Messi ka bërë një hap tjetër drejt realizimit të ëndrrës – ta fitojë titullin e kampionit të botës.

Messi ka shkëlqyer në fushë, por paraqitja e tij nuk ishte e mjaftueshme që Argjentina ta sigurojë fitoren pas 90 minutave, apo pas 120 minutave. Messi në minutën e 35-të pasoi në mënyrë mjeshtërore për Nahuel Molinan që shënoi për 1:0. Në minutën e 73-të, Messi shënoi nga pika e bardhë për 2:0.

Dukej që fundi i ndeshjes do të ishte i qetë, por holandezët u ngjallën. Rezervisti Wout Weghorst shënoi në minutën e 83-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1. Në minutën e 11-të shtesë, përkatësisht në minutën e 101-të, i njëjti lojtar shënoi për të shokuar argjentinasit dhe për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. Holanda përgatiti një skemë nga një goditje dënimi, që u finalizua me gol të shënuar.

Në vazhdime shifrat nuk ndryshuan dhe kështu edhe çerekfinalja e dytë u vendos me goditje nga pika e bardhë.

Që në nismë portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez bëri punë vendimtare. Ai priti goditjen e Virgil van Dijkut e më pas edhe të Steven Berghuisit. Në anën tjetër për Argjentinën realizuan Messi, Leandro Paredes e Gonzalo Montiel. Holandezët më pas realizuan me Teun Koopmeiners, Ëerghorst dhe Luuk de Jong.

Enzo Fernandez i Argjentinës gjuajti jashtë në serinë e parafundit, por në serinë e fundit Lautaro Martinez ishte i saktë për fitoren 4:3 të Argjentinës me penallti.

Argjentina në gjysmëfinale takohet me Kroacinë, më 13 dhjetor.


Argjentina godet shtyllën në minutën e 121-të, ndeshja shkon në penallti

Enzo Fernandez i Argjentinës ka goditur shtyllën në minutën e 121-të. Por gol nuk është shënuar dhe kështu ndeshja Holandë – Argjentinë vendoset në penallti.

Pas 120 minutave lojë rezultati është 2:2.

Edhe çerekfinalja e parë u vendos me penallti.


Nuk ka ndryshuar rezultati në vazhdimin e parë prej 15 minutave në ndeshjen e Holandës dhe Argjentinës.

Rezultati mbetet 2:2.


Shkon në vazhdime ndeshja, tollovi në fushë

Nuk ka dhënë fitues koha e rregullt e ndeshjes Holandë – Argjentinë.

Pas rezultatit 2:2, ndeshja shkon në vazhdime. Me të përfunduar koha e rregullt, është kriuar një tollovi në fushë. Ka tensione për herë të dytë në ndeshje.


E pabesueshme, Holanda barazon në minutën e 101-të

Holanda ka barazuar rezultatin në 2:2.

Pas një goditje dënimi, holandezët realizuan një skemë mjeshtërore dhe Weghorst shënoi gol.


Tensionohet ndeshja

Në minutën e 89-të të ndeshjes, Leandro Paredes ishte pranë vijës anësore.

Afër kishte bankën e rezervistëve të Holandës.

Paredes fillimisht bëri ndërhyrje të palejuar në Aken, ndërsa më pas në shenjë pakënaqësie, qëlloi topin fuqishëm në drejtim të lojtarëve holandez.

Holandezët reaguan. Pati edhe shtyrje mes lojtarëve.

Paredes u ndëshkua me karton të verdhë.

Holanda ngushton rezultatin

Holanda ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Argjentinës.

Rezultatin në 2:1 e ka ngushtuar Wout Weghorst në minutën e 83-të. Ai shënoi pesë minuta pas aktivizimit.


Messi shënon golin e dytë për Argjentinën

Argjentina ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshje ndaj Holandës.

Lionel Messi shënoi për 2:0 në minutën e 73-të. Ai realizoi nga pika e bardhë. Denzel Dumfries shkaktoi penalltinë.


Argjentina në epërsi pas pjesës së parë

Argjentina është në epërsi pas pjesës së parë të ndeshjes me Holandën.

Për 1:0 ka shënuar Molina me asistim të Messit.


Argjentina në epërsi, asistim magjik i Messit

Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Holandës.

Në minutën e 35-të për 1:0 ka shënuar Nahuel Molnia. Asistues ishte Lionel Messi. Ai dha pasim mjeshtëror.


Nis ndeshja Holanda – Argjentina

Ka nisur ndeshja e dytë çerekfinale në Kupën e Botës mes Holandës dhe Argjentinës.

Takimi po zhvillohet në stadiumin “Lusail Iconic”.

Fituesi i këtij takimi luan me Kroacinë në gjysmëfinale.