Sport

De la Fuente zëvendëson Enriquen te Spanja

Më pak se një orë pasi u konfirmua largimi i Luis Enriques nga Spanja, është gjetur pasardhësi i tij. Federata e Futbollit të Spanjës ka bërë të ditur se Luis de la Fuente do të jetë trajner i ekipit, por nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes.

Enrique u largua nga Spanja pak ditë pas eliminimit në Kupën e Botës “Katari 2022”. Spanja u mposht nga Maroku pas penalltive në 1/8 e finales për t’i dhënë fund aventurës së saj në turneun e Katarit.

Në anën tjetër, De la Fuente prej vitit 2013 ka udhëhequr gjeneratat e reja të Spanjës, si ekipet U19, U21 dhe U23.

61-vjeçari si trajner ka punuar edhe te Alavesi e Athletic Bilbao.