Sport

Portugalia vazhdon me stërvitje në Doha

Portugalia u rikthye në stërvitje të mërkurën pasdite në Doha pas fitores 6:1 ndaj Zvicrës të martën. Portugezët avancuan në çerekfinale të Botërorit, pasi shënuan fitoren e tretë në katër ndeshje të luajtura deri tani në këtë turne që po mbahet në Katar.

Lojtarët që nuk ishin në formacionin startues kundër Zvicrës ishin të vetmit që u stërvitën me trajnerin Fernando Santos. Cristiano Ronaldo, i cili pavarësisht se u inkuadrua nga stoli në 17 minutat e fundit të ndeshjes, nuk u stërvit në fushë me ekipin.

Ai qëndroi në palestër me 15 lojtarët e tjerë që iu nënshtruan fazës së rikuperimit pas duelit me Zvicrën. Portugalia në çerekfinale do të përballet me Marokun, ndeshje kjo që zhvillohet të shtunën prej 16:00.