Sport

Tite u del në mbrojtje lojtarëve të Brazilit për kërcimin

Futbollistët e Brazilit festuan me kërcim çdo gol të shënuar në ndeshjen e 1/8 të finales të Kupës së Botës në fitoren 4:1 ndaj Koresë së Jugut. Kërcimi i futbollistëve brazilian u pa si mungesë respekti për kundërshtarin.

Por, selektori i Brazilit, Tite ka thënë se gjuha e futbollistëve të tij është kërcimi.

“Ne kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër. Gjuha e tyre është ajo e kërcimit. Ka njerëz që na duan të keqen dhe thonë se kjo është mungesë e respektit”, ka thënë Tite, që po ashtu kërceu bashkë me Richarlisonin pas golit të tretë të shënuar ndaj Koresë së Jugut.

Tite ka paralajmëruar tërheqjen nga përfaqësuesja braziliane pas Botërorit.