Sport

Maroku për herë të parë në çerekfinale, e eliminon Spanjën

Maroku ka shkruar histori të martën mbrëma në Kupën e Botës. Maroku për herë të parë është kualifikuar në çerekfinale. Në një të tetën e finales e ka eliminuar Spanjën, një prej favoriteve të Botërorit në Katar.

Ndeshja është vendosur me penallti, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë gola.

Achraf Hakimi me goditje “panenka” shënoi penalltinë vendimtare. Por ishte portieri Yassine Bounou, që ishte hero i Marokut. Ai ndali dy penallti.

Maroku fitoi 3:0 në penallti.

Abdelhamid Sabiri, Hakim Ziyech dhe Hakimi realizuan, ndërsa në serinë e tretë Badr Benoun nuk realizoi. Goditjen e tij e ndali portieri i Spanjës, Unai Simon.

Spanja nuk realizoi asnjë penallti. Pablo Sarabia goditi shtyllën, kurse goditjet e Solerit dhe Sergio Busquetsit i ndali portieri i Marokut.

Sa i takon ndeshjes, Spanja ka dominuar në posedim të topit, por pa krijuar shumë raste për gol. Maroku ka provuar përmes kundërsulmeve dhe ka rrezikuar disa herë seriozisht. Marokenët kanë shpresuar që ndeshja të vendoset me penallti dhe përmes tyre siguruan suksesin historik.


Maroku – Spanja do të vendoset me penallti

Ndeshja e një të tetës së finales mes Marokut dhe Spanjës do të vendoset me penallti. Pas 120 minutave lojë, nuk janë shënuar gola.

Spanja ka pasur topin në pronësi, por rastet më të mira i kanë pasur lojtarët e Marokut.


Nuk ndryshon rezultati në vazhdimin e parë

Nuk ka gola as pas vazhdimit të parë në ndeshjen e Marokut dhe Spanjës. Spanja ka mbajtur topin, por rastin më të mirë e kishte Maroku.

Maroku po ashtu po ka përkrahje të madhe nga tribunat.


Shkon në vazhdime ndeshja Maroku – Spanja

Nuk ka fitues pas 90 minutave lojë në mes të Marokut dhe Spanjës. Kështu që ndeshja shkon në vazhdime.

Spanja ka dominuar në fushë, por pa krijuar shumë raste. Disa herë kanë provuar edhe marokenët, përmes kundërsulmeve.

Spanja ka pasur posedim të topit prej 75 për qind dhe ka krijuar gjashtë raste shënimi. Maroku i kishte katër raste.


Spanja po ka vështirësi ta thyejë Marokun

Vazhdon të mos ketë gola në ndeshjen Maroku – Spanja.

Spanja po dominon sa i takon posedimit, por nuk ka konkretizuar ende. Tashmë janë luajtur 70 minuta.


Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Maroku – Spanja

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Marokut dhe Spanjës.

Ashtu si pritej, Spanja ka dominuar në fushë dhe ka pasur topin në pronësi në shumicën e kohës. Por në fund Maroku lëshoi rast të mirë, kur një goditje me kokë shkoi mbi portë.


Nis ndeshja Maroku – Spanja

Ka nisur ndeshja mes Marokut dhe Spanjës, e vlefshme për fazën të një të tetës të finales së Kupës së Botës.

Takimi po luhet në stadiumin “Education City”.

Fituesi i kësaj ndeshje, luan me fituesin e takimit Portugali – Zvicër