Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit dhe ish-ylli i futbollit, Samuel Eto'o u filmua duke shkelmuar një burrë në tokë në një sherr jashtë një stadiumi të Kupës së Botës.
Eto'o kishte ndaluar për të pozuar për foto me tifozët pranë “Stadiumit 974” pasi Brazili mundi Korenë e Jugut 4:1.
Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale e treguan atë duke reaguar ndaj komenteve të një burri që mbante një aparat fotografik. Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, fillimisht u frenua nga njerëzit në rrethin e tij, më pas u bë i ashpër dhe e shqelmoi njeriun, i cili ra në tokë.
Eto’o ka qenë në Katar si president i federatës së futbollit të Kamerunit, që u eliminua në fazën e grupeve javën e kaluar.
Ai gjithashtu përfaqëson komitetin organizativ të Kupës së Botës të Katarit si Ambasador i Trashëgimisë Globale që nga viti 2019 dhe është pjesë e programit “FIFA Legends” që përdor ish-lojtarët për të promovuar futbollin.
Ishte e paqartë se në çfarë cilësie Eto'o ndoqi ndeshjen të hënën në mbrëmje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.