Sport

Brazili kalon në çerekfinale me fitore impresive

Descriptive Text

Brazili nuk ka hasur në vështirësi për ta kaluar pengesën e parë në fazën nokaut në Kupën e Botës në Katar. Të hënën mbrëma, yjet brazilianë kanë shkëlqyer në pjesën e parë dhe janë ndalur në të dytën. Por paraqitja impresive në pjesën e parë ishte e mjaftueshme për fitoren e thellë të Brazilit ndaj Koresë së Jugut.

Brazili shënoi katër gola për 36 minuta për fitoren 4:1. Vinicius Junior shënoi që në minutën e shtatë për të paralajmëruar atë që e pret Korenë e Jugut.

Për 2:0 shënoi Neymar nga penalltia. Ai realizoi në minutën e 13-të. Penalltinë e siguroi Richarlison, që po ashtu shënoi golin e tretë, në minutën e 29-të. Pak më vonë, në minutën e 36-të, Lucas Paqueta shënoi golin e katërt. Në pjesën e dytë Brazili ka ruajtur energjinë, ndërsa jug-koreanët ia dolën të shënojnë një gol. Paik Seung-ho shënoi gol të bukur në minutën e 76-të për 4:1. Brazili edhe njëherë ka dëshmuar se është favoriti kryesor për titull të kampionit. Në çerekfinale, më 9 dhjetor, Brazili luan me Kroacinë.


Koreja e Jugut ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Brazilit.

Me goditje nga distanca, për 4:1 shënoi Paik Seung-Ho në minutën e 76-të.

Goli i Koresë


 

Brazili ka shënuar plot katër gola në pjesën e parë të ndeshjes me Korenë e Jugut.

Kështu, çështja e fituesit thuajse është zgjedhur ende pa nisur pjesa e dytë.


Brazili po dëshmohet favoriti kryesor në Botëror. Brazilianët janë duke e shkatërruar me lojë Korenë e Jugut.

Ende pa përfunduar pjesa e parë, Brazili udhëheq 4:0.

Lucas Paqueta ka shënuar për 4:0 në minutën e 36-të. Vinicius Junior ishte asistues.

Goli i Brazilit


Brazili po shkëlqen në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut. Një aksion model e konkretizoi në gol Richarlison.

Ai shënoi për 3:0 në minutën e 29-të. Brazili impresiv, shënon edhe golin e tretë Brazili po shkëlqen në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut.

Një aksion model e konkretizoi në gol Richarlison. Ai shënoi për 3:0 në minutën e 29-të.

Goli i Richarlisonit


Neymari ka shënuar për Brazilin ndaj Koresë së Jugut. Ai shënoi për 2:0 në minutën e 13-të, nga pika e bardhë.

Richarlison u ndal në zonë në mënyrë të palejuar.

Portieri i Koresë u vendos thuajse në skaj të golit, por veprimi i tij nuk hutoi Neymarin.

Ai goditi saktë për ta dërguar topin në rrjetë.

Goli i Neymarit


Brazili ka kaluar në epërsi ndaj Koresë së Jugut.

Për 1:0 shënoi Vinicius Junior në minutën e shtatë të ndeshjes.

Goli i Viniciusit


Ka filluar ndeshja e 1/8 së finales të Botërorit “Katar 2022” mes Brazilit dhe Koresë së Jugut.

Ndeshja po luhet në stadiumin “974”.

Fituesi i kësaj përballje në çerekfinale do të takohet me Kroacinë. Kroacia e mposhti sot Japoninë pas penalltive.