Sport

Mane me mesazh përkrahës për Senegalin

Descriptive Text

Sadio Mane i ka dërguar një mesazh përkrahës për bashkëlojtarët e tij te Senegali pas eliminimit në Kupën e Botës.

Senegali u eliminua në 1/8 e finales pasi u mposht 3:0 nga Anglia, ndërsa Mane nuk ka mundur t’i ndihmojë ekipit në këtë turne.

Sulmuesi nuk u rikuperua nga lëndimi që e pësoi pak para fillimit të Botërorit, ndërsa Senegali arriti ta kalojë fazën e grupeve përpara se të eliminohet në 1/8 e finales.

“Të dashur vëllezër, populli është shumë krenar për rrugëtimin tuaj që ka ngrohur zemrat e mbështetësve, duke mbrojtur me dinjitet flamurin kombëtar. Fat të mirë, mësimi vazhdon. Ne do të shkojmë në kërkim të trofeve të tjerë, Inchallah”, ka shkruar Mane në Twitter.