Sport

Peja mposht ngushtë Bashkimin

Descriptive Text

Skuadra e Pejës ka shënuar fitore të vështirë, por të rëndësishme në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Peja, të dielën triumfoi ndaj skuadrës së Bashkimit në kuadër të xhiros së 13. Dueli i luajtur në palestrën “Karagaçi” u mbyll me shifrat 71:66 në të mirë të ekipit vendas.

Me këtë fitore, Peja mbetet në krye të elitës me 22 pikë, ndërsa Bashkimi renditet i parafundit me 17 pikë.

Për Bashkimin, kjo është humbja e nëntë këtë edicion, ndërsa e katërta rresht në Superligë. Skuadra pejane ka qenë më e mirë për tre çerekët e parë, por në të fundit Bashkimi u rikthye në lojë dhe ia vështirësoi fiotren Pejës.

Arti Hajdari ishte më efikasi te Peja me 15 pikë të shënuara, ndërsa Rodney Purvis shtoi 11 sosh. Te Bashkimi, u veçuan Fahro Alihoxhiq e Curtis Jones. Alihoxhiq ndeshjen e mbylli me 17 pikë, ndërsa Jones shtoi 16 pikë.