Sport

Batatina: Ishte dita e Ballkanit

Descriptive Text

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se Ballkani ka merituar fitoren në Podujevë.

Ai ka theksuar se ekipi tij pësoi gola të lehtë, ndërsa nuk ishte i rrezikshëm në fazën ofensive.

“Në pjesën e parë ishim të kujdesshëm dhe synuam të shfrytëzojmë gabimet e Ballkanit. Por, pësuam një gol të lehtë, kurse ne nuk i konkretizuam rastet tona. Djemtë dolën më pas nga pozicionet e tyre në tentim për të barazuar rezultatin, por sërish pësuam dy gola të lehtë. Ballkani me meritë fitoi ndeshjen. Ishte dita e Ballkanit”, ka thënë Batatina, që ka paralajmëruar ndryshime për stinorin pranveror të edicionit 2022/2023.