Sport

Pulishiq në dyshim për Holandën

Descriptive Text

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë pa mesfushorin Christian Pulishiq për ndeshjen e radhës në Kupën e Botës. SHBA-ja ka avancuar në 1/8 e finales dhe në këtë fazë do të përballet me Holandën.

Pulishiq u dëmtua në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, të cilën amerikanët e fituan 1:0 ndaj Iranit për të avancuar në rundet eliminatore. Madje, Pulishiq shënoi golin e vetëm në këtë takim në fund të pjesës së parë.

Pulishiq u përplas me portierin e Iranit pasi realizoi golin dhe u detyrua të zëvendësohet në fillim të pjesës së dytë. Ai i është nënshtruar kontrollimeve pas ndeshjes dhe gjasat janë të mëdha që të mos jetë në gjendje të paraqitet të shtunën ndaj Holandës.