Sport

Trajneri i Senegalit sërish në 1/8 e finales

Senegali ka mposhtur Ekuadorin 2:1 në ndeshjen e fundit të Grupit A për të avancuar në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Për Senegalin, kjo është hera e dytë që avancon nga faza e grupeve pas dy dekadave. Ndërsa, hera e dytë është edhe për trajnerin Aliou Cisse.

Ai ishte kapiten i Senegalit në vitin 2002 kur arriti deri në çerekfinale, që edhe mbetet suksesi më i madh i këtij ekipi nga Afrika. Në çerekfinale, Senegali u pat eliminuar nga Turqia (2:0).