Sport

Edhe Rodri në dyshim për Japoninë

Spanja ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjen e fundit të Grupit E, të cilën e luan të enjten kundër Japonisë.

Megjithatë, krahas Gavit, në dyshim për këtë duel mbetet edhe paraqitja e mesfushorit tjetër të Spanjës, Rodri.

Të martën në mëngjes, Rodri së bashku me Gavin kanë stërvitur të diferencuar nga pjesa e tjetër e grupit. Të dy po mundohen të rikuperohen nga lëndimet e lehta që i pësuan në ndeshjen e fundit kundër Gjermanisë, e cila përfundoi me shifrat 1:1.

Spanja i prin grupit me katër pikë, një më shumë se Japonia e Kosta-Rika dhe fitorja në duelin e fundit i garanton vendin e parë dhe avancimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës.