Sport

Brazili avancon, Zvicra luan finalen me Serbinë

Brazili ka fituar me vështirësi ndaj Zvicrës për të avancuar në fazën nokaut në Kupën e Botës në Katar. Brazili të hënën mbrëma fitoi 1:0, ndërsa golin e vetëm e shënoi Casemiro në minutën e 83-të. Ai realizoi gol të bukur pas një aksioni të ndërtuar mirë nga Brazili. Për Brazilin ishte fitorja e dytë. Në ndeshjen e parë ka fituar 2:0 ndaj Serbisë.

Brazili tashmë e ka siguruar vendin në një të tetën e finales, pavarësisht rezultatit nga ndeshja e tretë me Kamerunin. Ndërkohë Zvicrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit e pret finalja me Serbinë për vend në fazën nokaut. Zvicra është e dyta në grupin G me tri pikë, ndërsa Serbia është e fundit me një pikë, sa i ka edhe Kameruni. Ndeshja Serbia – Zvicra zhvillohet të premten nga ora 20:00. Brazilianët, ashtu si pritej kanë dominuar në fushë në ndeshjen ndaj Zvicrës. Por përfaqësuesja helvetike është mbajtur deri në minutën e 83-të, ndërsa ka rrezikuar herë pas here. Brazilit iu anulua një gol i Vinicius Juniorit për pozitë jashtë loje, në minutën e 64-t. Granit Xhaka ka kompletuar ndeshjen në mesin e fushës për Zvicrës, ndërsa Xherdan Shaqiri mungoi për shkak të një shqetësimi në kofshë. Në stol pos Shaqirit qëndroi edhe Ardon Jashari. Shpresohet që Shaqiri të jetë gati për ndeshjen ndaj Serbisë dhe së bashku me Xhakën ta udhëheqin Zvicrën drejt fitores.


Brazili ka kaluar në epërsi ndaj Zvicrës. Në minutën e 83-të për 1:0 ka shënuar Casemiro.

Ai shënoi gol të bukur pas një aksioni të brazilianëve.

Goli i Casemiros


Brazili i është anuluar një gol.

Vinicius realizoi për Brazilin në minutën e 60-të, por goli u anulua pas rishikimit të aksionit me VAR, shkaku i pozitës jashtëloje. 

Goli i anuluar i Viniciusit


Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes Brazili – Zvicra.

Ndeshja ishte me ritëm të lartë, por gola nuk pati. Rastin më të mirë e kishte Brazili, por Yann Sommer intervenoi me sukses.


Ka filluar ndeshja e Grupit G të Botërorit “Katar 2022” mes Brazilit dhe Zvicrës.

Ndeshja po luhet në stadiumin “974”.

Dy përfaqësueset i fituan ndeshjet e para. Zvicra mposhti Kamerunin në ndeshjen e parë me rezultatin 1:0, ndërsa Brazili e mposhti Serbinë 2:0.

Për Zvicrën në përbërjen startuese është Granit Xhaka, i cili është kapiten, ndërsa në stol janë Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari.