Sport

Barcelona i jep leje Neymarit të mungojë në ushtrime

Neymari është shumë pranë largimit nga Barcelona.

Spekulimet se ylli i Barcelonës do të kalojë te Paris Saint-Germaini, i ka shtuar edhe njoftimi i fundit i klubit katalonas që ka thënë se Neymari sot nuk është duke ushtruar me skuadrën.

Detajet e kalimit të Neymarit te PSG-ja

Kjo gjë, sipas Barçës, është bërë me lejen e trajnerit Ernesto Valverde, ndërsa raportohet se futbollisti tashmë është përshëndetur me bashkëlotjarët.

Konfirmimi i tij te PSG-ja pritet që të bëhet ditëve në vijim.