Sport

Tifozët e Katarit i kundërpërgjigjen Gjermanisë duke kujtuar Oezilin

Tifozet e Katarit duke mbajtur foto te Mesut Oezilit

Tifozët e futbollit nga Katari iu kundërpërgjigjën të dielën protestës së Gjermanisë për Kupën e Botës. Ata kanë mbajtur fotografi të ish-reprezentuesit të Gjermanisë, Mesut Oezil, ndërsa mbanin gojën mbyllur gjatë ndeshjes me Spanjën.

Një grup tifozësh kanë mbajtur fotografi të Oezilit. Shfaqja qartë se ishte përgjigje ndaj veprimit të lojtarëve të Gjermanisë që mbuluan gojën me duar për të protestuar kundër FIFA-s që u kujdes të mos paraqiten shiritat “One Love”.

Tifozët në Katar iu referuar trajtimit të Gjermanisë ndaj Oezilit, lojtarit që u largua nga përfaqësuesja pasi u bë objektiv i abuzimit racist dhe u vlerësua fajtor për eliminimin e hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës. Oezil, që është me prejardhje nga Gjermania, akuzoi federatën, tifozët dhe mediat për racizëm.

“Unë jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbim”, kishte thënë Oezil. Abuzimi ndaj Oezilit kishte nisur para Kupës së Botës 2018, kur sulmuesi bëri fotografi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Abuzimi u rrit pas Botërorit, i nxitur edhe nga deklaratat e menaxherit të ekipit gjerman, Oliver Bierhoff dhe presidentit të atëhershëm të federatës, Reinhard Grindel. Grindel më pas kishte thënë se është dashur ta përkrah më shumë Oezilin.