Sport

Ish-lojtari i Premier Leageus pranë përjashtimit në Indonezi

Ish-lojtari i Premier Leagues së Anglisë, Carlton Cole, pritet të përjashtohet nga skuadra e elitës së Indonezisë, Persib Bandung, pasi trajneri i skuadrës ka thënë se Cole luan shumë dobët në krahasim me lojtarët e tjerë të huaj.

Ish-lojtari i West Ham Unitedit, Cole ka dështuar të shënojë gol që kur iu bashkua skuadrës në një marrëveshje dhjetëmuajshe në mars, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Trajneri Umuh Muchtar dëshiron që Cole të largohet nga klubi pasi ka dështuar të shkëlqejë në Indonezi.

“Ai luan shumë dobët krahasuar me lojtarët e tjerë të huaj që i janë bashkuar Persibit. Ai ka pasur përformancën më të dobët”, ka thënë Muchtar.

Cole ka mohuar raportimet se ai është liruar nga Persib Bandung dhe i është kundërpërgjigjur trajnerit që po shikon ta largojë nga klubi.

Cole 33-vjeçar insiston se nuk i është dhënë një rast korrekt dhe për mosshënim të golave ia ka lënë fajin trajnerit, pasi, sipas tij, nuk e përkrahu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.