Sport

Vdes një tifoz i Uellsit në Katar

Përkrahësi i Uellsit, Kevin Davies, është ndarë nga jeta të premten derisa ishte në udhëtim për ta parë nga afër Përfaqësuesen e Uellsit në Kupën e Botës.

Tifozi 62-vjeçar ishte në Doha të Katarit me të birin e tij dhe shoqërinë, kur u nda nga jeta më 25 nëntor.

Ai pati vdekje të natyrshme dhe nuk ishte në stadium kur Uellsi u përball me Iranin në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Botërorit.

Federata e Futbollit të Uellsit i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes dhe shoqërisë së tij, nëpërmjet rrjeteve sociale.