Sport

Polonia e “zbret” në tokë Arabinë Saudite

Polonia ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës në Katar.

Polakët të udhëhequr nga Robert Lewandowski, mposhtën të shtunën Arabinë Saudite me rezultatin 2:0.

Arabët në ndeshjen e parë kishin fituar ndaj Argjentinës. Por u kthye me këmbë në tokë nga polakët. 

Polonia ka katër pikë në Grupin C, një më shumë se Arabia Saudite.

Piotr Zielinsi në minutën e 39-të dhe Robert Lewandowski në minutën e 82-të, shënuan golat e fitores për polakët.

Për Lewandowskin ishte goli i parë i shënuar në një Kupë të Botës, në tentimin e pestë.

Arabia Saudite në pjesën e parë pati mundësi të barazonte rezultatin, por nga penalltia dështoi të realizonte Salem Al Dawsari.

Në këtë ndeshje, Polonia qëlloi edhe dy shtylla. Një me Arkadiusz Milikun, dhe një tjetër me Lewandowskin.


Robert Lewandowski ka shënuar golin e tij të parë në ndeshjen e pestë në një Kupë të Botës.

Lewandowski në minutën e 82-të në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite, e shënoi golin e tij të parë në një Botëror.

Ai përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e arabëve dhe realizoi me të majtën.

Polonia po udhëheqë 2:0.


Polonia e pafat në pjesën e dytë

Polonia ka qenë pa fat në pjesën e dytë.

Polakët, ani pse u vunë disa herë në vështirësi nga Përfaqësuesja e Arabisë Saudite që po kërkon golin e barazimit, qëlluan dy herë shtyllën.

Në minutën e 63-të, Arkadiusz Milik gjuajti me kokë, por topi qëlloi transversalen, ndërsa tre minuta më pas, Robert Lewandowski, ishte i pafat pasi qëlloi shtyllën e djathtë të portës.

Lewandowski është në kërkim të golit të parë në një Botëror.


Polonia mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Arabisë 

Përfaqësuesja e Polonisë po avancon pas pjesës së parë ndaj Arabisë Saudite.

Kjo ndeshje i takon Grupit C dhe po zhvillohet në "Education City Stadium".

Golin e vetëm në këtë pjesë e shënoi mesfushori Piotr Zielinski. Ai realizoi në minutën e 39-të pas asistimit të Robert Lewandowskit.

Arabia Saudite pati rast ideal për të barazuar rezultatin në minutën e parë të kohës shtesë, por Am Dawsari dështoi nga penalltia.

Gjuajtjen e tij e priti portieri Wojciech Sczesny.