Sport

Syla dështon në botërorin për juniorë

Mundësi i Kosovës Drilon Syla pati dy paraqitje, të martën, në kampionatin botëror për junior që po mbahet në Tampera të Finlandës dhe i humbi të dyja. Megjithëkëtë, përzgjedhësi Mustafë Syla, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e tij.

Syla mori pjesë në kategorinë deri në 50 kilogramë dhe fillimisht humbi në kualifikime nga mundësi i Armenisë, Karen Zurabyan (6:1), e më pas edhe në repesazh nga mundësi i Mongolisë, Nasanbuyan Narmandakh (14:2), shkruan sot “Koha Ditore”.

Përzgjedhësi Syla humbjet e thella, në veçanti në represazh nga mundësi mongolez, e arsyetoi me humbje të peshës të nxënësit të tij.

Sylës iu deshën dy fitore për të arritur në zonën e medaljeve.

“Ishte afër që të hynte në garën për të fituar një medalje të bronztë. Ka qenë një paraqitje shumë pozitive, e sidomos kundër Karen Zurbayanit. Driloni ishte i vetmi që i bëri ballë mundësit nga Armenia. Edhe pse humbi 6:1, mendoj se ka mundur të humbë 6:3. Por e vlerësoj një paraqitje shumë pozitive edhe pse duhet më shumë punë dhe më shumë përgatitje e po ashtu edhe mbështetje më të madhe nga shteti. E nëse kemi mbështetje, unë jam i bindur se mundësit e Kosovës do të sjellin medalje nga garat e mëdha. Driloni ka humbur peshë dhe në luftën e dytë është vërejtur një lodhje. Është rrahur më dobët se në të parën”, ka thënë përzgjedhësi Syla të martën për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.