Sport

Princi saudit do t’ia blejë secilit lojtar nga një Rolls-Royce pas fitores ndaj Argjentinës

Çdo lojtar i Arabisë Saudite do të marrë dhuratë nga një Rolls-Royce pas fitores historike në Kupën e Botës ndaj Argjentinës të martën.

Skuadra e Herve Renard mahniti dy herë kampionët e botës, duke i mposhtur me përmbysje 2-1 në stadiumin Lusail.

Është fitorja më e madhe në historinë e futbollit saudit, me Argjentinën që është 48 vende më lartë në renditjen botërore të FIFA-s.

Performanca e tyre i bëri përshtypje princit Mohammed bin Salman Al Saud, i cili do të harxhojë nga xhepi i tij miliona euro.

Sipas Malay Mail, të 26 anëtarëve të skuadrës saudite do t’i dhurohet nga një Rolls-Royce Phantom.

Nuk dihet se cilin model do të marrin lojtarët, por modelet bazë të Rolls-Royce Phantom kushtojnë 422.103 mijë euro. 

Në vitin 1994, Saeed Al-Owairanit iu dhurua një Rolls-Royce pasi shënoi kundër Belgjikës në Kupën e Botës.

Princi Salman e bëri të mërkurën festë kombëtare për popullin saudit pas rezultatit ndaj Argjentinës.

Arabia Suadite të shtunën do të luajë kundër Polonisë. Është lidere e grupit me tri pikë pas një ndeshje të zhvilluar.