Sport

Statistika pozitive për SHBA-në dhe negative për Anglinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur portën e paprekur ndaj një shteti evropian në Kupën e Botës për herë të parë, qëkur mposhtën Anglinë 1:0 në vitin 1950.

Amerikanët që nga ajo kohë, në 18 ndeshje kanë dështuar ta përsërisin një gjë të tillë, deri të premten kur barazuan pa gola me anglezët.

Anglia pati vetëm tetë gjuajtje në këtë ndeshje.

Më pak kishte tentuar në dy ndeshje të Kupës së Botës, gjashtë herë në total kundër Republikës së Irlandës në vitin 1990 dhe shtatë herë kundër Polonisë në vitin 1986.