Sport

Portugalia nis përgatitjet për ndeshjen e dytë

Përfaqësuesja e stërvitur është kthyer në stërvitje të premten në mëngjes, një ditë pas fitores në ndeshjen e parë të Kupës së Botës “Katari 2022”.

Portugalia, të enjten triumfoi 3:2 ndaj Ganës në kuadër të Grupit H, të cilit i prinë me tri pikë.

Futbollistët, të cilët nuk ishin titullarë ndaj Ganës ishin të vetmit që u stërvitën nën urdhrat e përzgjedhësit Fernando Santos.

Atmosfera ishte e mirë në qendrën stërvitore në Doha dhe lojtarët që ishin të pranishëm dukeshin të motivuar para ndeshjes së radhës.

Trajneri Santos po dëshiron ta bëjë gati ekipin për ndeshjen e radhës, të cilën Portugalia e luan të hënën kundër Uruguait.

Uruguai luajti pa gola në ndeshjen e parë kundër Koresë së Jugut.