Sport

Lëndimi i Neymarit duket serioz

Kamerat ekskluzive të mediumit “Globo” në Katar, e kanë kapur momentin ku Neymar shihet se e ka mbuluar fytyrën dhe është duke qarë, teksa po i jepet ndihma mjekësore në nyjë të këmbës.

Image

Neymar u zëvendësua, e në vend të tij hyri Antony.

Brazili po fiton me rezultat 2:0 ndaj Serbisë.

Richarlisoni përfitoi nga topi i kthyer prej portierit serb, dhe e tundi rrjetën nga afërsia në minutën e 62-të. Dy minuta më herët, Brazili qëlloi shtyllën me Alex Sandron.