Sport

Trajneri i Japonisë e quan historike fitoren ndaj Gjermanisë

Fitore historike e ka quajtur triumfin e Japonisë ndaj Gjermanisë të mërkurën, përzgjedhësi i japonezëve, Hajime Moriyasu.

Ai ka shtuar se ky është përparim i futbollit aziatik.

“Është moment historik. I jemi qasur ndeshjes në mënyrën më të mirë. Po e tregojmë kapacitetin e futbollit aziatik”, ka thënë përzgjedhësi japonez.

“Nuk u dorëzuam. Grupi jonë është i hapur dhe gjithçka është e mundur”, ka theksuar ai. Japonia është në grup edhe me Spanjën që mposhti 7:0 Kosta Rikën.