Sport

Rekordi negativ i Kanadasë në Botërore

Gjëja që Kanadaja duhet të bëj për të shkruar historinë në Katar, është një gol i shënuar. Kjo është hera e dytë që përfaqësuesja kanadeze e futbollit të meshkujve arrin në ngjarjen më të madhe.

Për herë të parë, Kanadaja ishte në Botërorin e vitit 1986 që u zhvillua në Meksikë.

Por në katër ndeshjet e zhvilluara, Kanadaja përveç që ka marrë po aq disfata, ka dështuar të shënojë të paktën një gol. Kanadezët kanë edhe dy mundësi tjera për ta shënuar një sukses të tillë. Ndaj Belgjikës luajtën mirë, por nuk konkretizuan as penalltinë.