Sport

Tifozët me teori konspirative pas disfatës së Argjentinës

Tifozë të futbollit kanë ngritur një teori se Argjentina humbi nga Arabia Saudite qëllimisht, në mënyrë që ta shmangë Brazilin deri në finalen e Kupës së Botës.

Amerikano-jugorët pësuan një prej disfatave më befasuese në historinë e Kupës së Botës të martën kur u mposhtën 2:1, ndërsa tani duhet t’i fitojnë dy ndeshjet e mbetura për të dalë në krye të grupit.

Me Brazilin që pritet lehtësisht ta kalojë Grupin G, ishte paraparë që të takohej me Argjentinën në gjysmëfinale nëse çdo gjë do të shkonte sipas planit.

Por, nëse Argjentina përfundon në vendin e dytë në grupin e vet, do të dilte në anën e kundërt të shortit. Për Argjentinën ishte disfata e parë në 37 ndeshje.