Sport

Fitorja e veçantë e Japonisë, tetë lojtarë japonezë aktivizohen në ekipe gjermane

Descriptive Text

Japonia ka arritur që të fitojë një ndeshje në Kupë të Botës, në një takim ku ata kanë qenë në disavantazh.

Kjo i ka ndodhur për herë të parë në histori. Para të mërkurës, japonezët kur kanë qenë në disavantazh prej një goli, kanë marrë vetëm dy barazime dhe janë mposhtur shtatë herë. Por të mërkurën, fitorja ndaj Gjermanisë ka qenë e veçantë.

Tetë lojtarë të Japonisë për këtë Botëror, aktualisht kanë kontrata me skuadra gjermane. Ndërkohë, vetëm shtatë lojtarë janë të regjistruar me ekipe të Japonisë.

Rekord negativ ka regjistruar Gjermania, që ka humbur një ndeshje të Botërorit, në të cilën kanë qenë në avantazh pas pjesës së parë. Kjo i ndodh për herë të parë që prej vitit 1994. Mposhtej 2:1 nga Bullgaria.