Sport

Al-Shahrani ka thyer nofullën dhe mollëzën e anës së majtë

Mbrojtësi i Arabisë Saudite, Yasser Al-Shahrani ka thyer nofullën dhe mollëzën e anës së majtë. Al-Shahrani pësoi lëndim nga portieri i Arabisë Saudite, Alowais, i cili goditi pa dashje në fytyrë bashkëlojtarin e tij pa para se të përfundonte ndeshja në mes të Arabisë Saudite dhe Argjentinës.

Ndeshjen e fitoi Arabia Saudite 2:1.

Mbrojtësi i Arabisë Saudite po ashtu gjatë goditjes pësoi edhe gjakderdhje të brendshme, ndërsa gjendet në Gjermani për t’iu nënshtruar operimit.