Sport

Te Polonia i dalin në mbrojtje Lewandowskit

Selektori i Polonisë, Czeslaw Michniewicz i ka dalë në mbrojtje yllit Robert Lewandowski për penalltinë e humbur ndaj Meksikës të mërkurën. Ndeshja përfundoi pa gola.

Ai ka thënë se penallti kanë humbur edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy lojtarët e vlerësuar më të mirë në botë.

“Ai gjithmonë do të shënoj penallti në të ardhmen. Nëse shikoni Messin apo Ronaldon, mund ta shihni se sa penallti kanë humbur në të kaluarën. Lewandowskit nuk i ndodh shumë shpesh, por fatkeqësisht ndodhi gjatë kësaj loje”, u shpreh Michniewicz para gazetarëve të mërkurën.

Për Lewandowskin ishte penalltia e parë e humbur për përfaqësuesen. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Polonisë me 76 gola mbetet pa gol në Kupën e Botës.