Sport

KB Trepça forcohet me një qendër

Descriptive Text

KB Trepça është përforcuar nën kosh, pasi në radhët e veta ka shtuar një qendër amerikane. Bëhet fjalë për Cadadian Raines, i cili do të jetë pjesë e klubit nga Mitrovica për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23 në Superligën e Kosovës.

Raines (206 cm), së fundmi ka luajtur në Venecuelë, te skuadra Supersonicos ku ka pasur një mesatare prej 9.8 pikëve dhe 5 kërcimeve për ndeshje.

Ai gjithashtu karrierë ka bërë edhe në Bullgari, Estoni, Qipro, Çeki, Tajlandë, Katar, Liban, Australi e Greqi.