Sport

Gjyqtarët e vlerësojnë lartë seminarin e FIFA-s

Gjyqtarët e futbollit në Kosovë e kanë vlerësuar lartë ditën e parë të seminarit të FIFA-s.

Pjesë e ligjërimeve teorike dhe praktike, janë edhe gjyqtarët e FIFA-s, Genc Nuza dhe Besfort Kasumi.

Të dy thonë se mbajtja e seminareve të tilla ka shumë anë pozitive që në të kaluarën kanë munguar në Kosovë.

Mbajtja e seminarit në kryeqytet është një mundësi e mirë edhe për gjyqtarët e rinj, të cilët synojnë që në të ardhmen të marrin stemën e FIFA-s.

Leutrim Mustafa dhe Dardan Çaka thonë se mësimet të cilat do t’i marrin, do t’u ndihmojnë shumë në karrierë.

Seminari që ka nisur të hënën, do të përfundojë të premten dhe kjo është hera e parë që FIFA organizon diçka të tillë për gjyqtarët e futbollit në Kosovë.