Sport

Te SHBA-ja të bindur se mund ta mposhtin Anglinë

Descriptive Text

Christian Pulishiq dhe Tyler Adams besojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjasa për ta mposhtur Anglinë.

SHBA-ja barazoi në ndeshjen e parë ndaj Uellsit, ndërsa Anglia mposhti thellë Iranin me rezultatin 6:2, në kuadër të grupit B të Botërorit.

“Mendoj se kemi një ekip mjaft të mirë për të kaluar grupin. Anglia është testi ynë i radhës dhe ne duhet të jemi agresivë dhe ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Pulishiq të martën në konferencë për media. Edhe Adams beson se kanë forcë për ta mposhtur Anglinë.

“Sigurisht e do të përpiqemi të zbatojmë planin tonë të lojës. Ne besojmë në aftësitë e trajnerit të në na drejtuar mirë”, ka thënë Adams.

Ndeshja në mes të Anglisë dhe SHBA-së luhet të premten nga ora 20:00.