Sport

Lukaku mungon në stërvitje, në dyshim për duelin e parë

Sulmuesi Romelu Lukaku i ka munguar Belgjikës në stërvitjen e së hënës mbrëma.

Kjo është stërvitja e dytë rresht që sulmuesi i Interit nuk është në dispozicion të përzgjedhësit Roberto Martinez.

Mësohet se Lukaku ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe gjasat janë të mëdha që të mungojë në ndeshjen e parë të grupit. Belgjika, të mërkurën mbrëma përballet me Kanadanë në kuadër të Grupit F, të cilin e përbëjnë edhe Maroku e Kroacia.

Për dallim prej Lukakut, në stërvitje ishin të pranishëm Eden Hazard e Kevin De Bruyne, që pritet të jenë lojtarët kryesorë të Belgjikës në Botërorin e Katarit. Lukaku u lëndua në fund të muajit të shkuar duke luajtur për Interin, por megjithatë u ftua në listën përfundimtare të Belgjikës.