Sport

Rezan Corlu te Roma

Descriptive Text

Roma ka arritur marrëveshje për të transferuar mesfushorin kreativ të klubit danez Brondby, Rezan Corlu.

Lajmin e ka konfirmuar klubi danez në uebfaqen e vet zyrtare.

“Natyrisht, ishte e vështirë t’i thosha lamtumirë Brondbyt, pasi kam luajtur këtu që kur isha katër vjeç. Por ishte e vështirë t’i thosha jo një oferte nga Roma. Pas lëndimit në gju, e shoh mundësinë në Itali si një start të ri”, ka thënë talenti danez që javën tjetër mbush 20 vjet.

Besohet se kontrata e tij do të nënshkruhet sot.