Sport

Norvegjia, kampione evropiane në hendboll

Hendbollistet e Norvegjisë kanë vazhduar dominimin ndërkombëtar. Të dielën mbrëma në Lubjanë, Norvegjia ka fituar titullin e kampiones së Evropës.

Në finalen e fortë dhe shumë dramatike, Norvegjia e ka mposhtur Danimarkën me rezultat 27:25. Më 16 nëntor Danimarka kishte fituar 31:29 ndaj Norvegjisë.

Por finalja ishte tregim tjetër. Danimarka pjesën e parë e fitoi 15:12. Por në pjesën e dytë në shprehje erdhi cilësia dhe përvoja e norvegjezeve. Norvegjia për herë të nëntë ka fituar titullin e Evropëës.

Ka edhe katër tituj të botës dhe dy medalje të arta olimpike. Medaljen e bronztë evropiane e ka fituar Mali i Zi. Mali i Zi në ndeshjen për vend të tretë e mposhti Francën me rezultat 27:25.