Sport

Dhjetë transferimet e shtrenjta, por të dështuara

Descriptive Text

Me afrimin e fundit të afatit kalimtar veror, kanë nisur të shtohen edhe spekulimet lidhur me disa transferime bombastike.

Transferimet prej më shumë se 50 milionë funtesh tani janë të zakonshme në Evropë, por një gjë e tillë nuk ishte pak vjet më parë.

Megjithatë, ka pasur skuadra që i janë afruar kësaj shifre edhe në të kaluarën, madje për lojtarë që më pas kanë dështuar në atë klub.

Dhjetë transferimet më të “mbivlerësuara” janë përzgjedhur në një listë nga “Goal”.

10. Soldado te Tottenhami për 26 milionë funte

Image

Klubi londinez kishte transferuar Roberto Soldadon në vitin 2013 për 26 milionë funte, por dështoi plotësisht duke shënuar vetëm shtatë gola në 52 ndeshje.

9. Keane te Liverpooli për 20 milionë funte

Image

Në verën e vitit 2008, Liverpooli kishte transferuar Robbie Keanen nga Tottenhami për 20 milionë funte, por pas dështimit në fushë ai u kthye te skuadra londineze pas vetëm gjashtë muajve. Në 19 ndeshje, Keane shënoi pesë gola.

8. Lentini te Milani për 13 milionë funte

Image

Edhe pse 13 milionë funte nuk duket shifër e lartë në krahasim me sot, në vitin 1992 ishte transferim rekord kur Gianluigi Lentini kaloi nga Torino te Milani. Pas sezonit të parë kur shkëlqeu, italiani u përfshi në një aksident të rëndë trafiku dhe pas rikthimit nuk arriti të gjente formën e lartë.

7. Benteke te Liverpooli për 32.5 milionë funte

Image

Liverpooli është sërish në këtë listë, këtë herë me shpenzimin e 32.5 milionë funteve për sulmuesin e Aston Villas, Christian Benteke, i cili u shit një sezon pas kalimit në Anfield.

6. Robinho te City për 32.5 milionë funte

Image

Manchester City pas ardhjes së Abu Dhabi United Group kishte nisur investimet e mëdha dhe ndër transferimet e para ishte blerja e brazilianit të Real Madridit, Robinho. Pas 18 muajsh në skuadër, ku realizoi vetëm 14 gola, ai u huazua te Santosi.

5. Veroni te Manchester Unitedi për 28.1 milionë funte

Image

Në start të mileniumit të ri, Juan Sebastian Veron u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit anglez kur u transferuar tek Unitedi për 28.1 milionë funte. Megjithatë, argjentinasi e pati të vështirë përshtatjen dhe zhgënjeu fansat. Ai u largua nga Old Traffordi drejt Chelseat vetëm dy vjet më vonë për 15 milionë funte.

4. Bony te City për 28 milionë funte

Image

Manuel Pellegrini kishte vendosur të paguante 28 milionë funte për yllin e Bregut të Fildishtë, Wilfried Bony. Bony kaloi nga Swansea te City, por nuk arriti të rivalizonte Sergio Agueron për vend në ekipin e parë.

3. Jese te PSG për 25 milionë euro

Image

Pavarësisht lëndimeve dhe formës së dobët, PSG kishte paguar verën e shkuar 25 milionë euro për Jese Rdoriguezin e Real Madridit. Megjithatë, pas vetëm gjashtë muajsh në klub, Jese u huazua te Las Palmas.

2. Mangala te City për 42 milionë funte

 

Image

Pas tre vjetëve të shkëlqyeshme te Porto, Manchester City u hodh në aksion për të transferuar Elaquim Mangalan për 42 milionë funte. Dy vjet pas kalimit në Angli, Mangala u huazua te Valencia dhe Pep Guardiola po dëshiron shitjen e tij.

1. Carroll te Liverpooli për 35 milionë funte

Image

Transferimet e Liverpoolit në dekadën e fundit kanë qenë shumë herë pjesë e debateve, sidomos me transferimin e Andy Carollit. “Të Kuqtë” transferuan Carrollin nga Newcastle për 35 milionë funte për të zëvendësuar Fernando Torresin, por ai për tri sezone shënoi vetëm gjashtë gola te Liverpooli.