Sport

Stërvitja e veçantë e Holandës me punëtorë emigrantë

Louis van Gaal dukej shumë i lumtur para kamerës, njësoj si ta fitonte Kupën e Botës.

Në fakt, atmosfera në gjithë grupin e Përfaqësueses së Holandës është shumë e mirë.

Një gjë të tillë e tregon fakti se holandezët madje kanë kryer një seancë të veçantë stërvitore.

71-vjeçari Van Gaal dhe stafi i tij selektuan 20 punëtorë emigrantë dhe stërvitën së bashku në qendrën stërvitore në Doha, shkruan mediumi “De Telegraaf” i Holandës të premten.

Ata ishin prej vendeve si Nepali, India, Kameruni, Gana dhe Uganda.

“Shënova tri gola dhe isha në ekip me Frenkie de Jongun dhe Virgil van Dijkun. U kënaqëm shumë me lojtarët”, ka thënë Joseph Makanaga nga Uganda. “Ishte mbrëmje e veçantë për mua. Kjo është një mundësi që nuk mund ta ketë çdo kush”, theksoi ai.

Image