Sport

Ronaldo flet për planet e pensionimit

Në intervistën e jashtëzakonshme me Piers Morgan, Cristiano Ronaldo ka folur edhe për pensionimin nga futbolli.

Ronaldo është 37-vjeçar, por mund të luaj edhe disa vjet.

“Dua të luaj edhe dy apo tri vjet të tjera, maksimumi. Dua të përfundoj në moshën 40-vjeçare. Është moshë e mirë”, ka thënë Ronaldo.

Pjesa e dytë e intervistës së bujshme është transmetuar të enjten mbrëma.

“Nuk e di të ardhmen. Ndonjëherë planifikon një gjë për jetën tënde dhe si kam thënë shumë herë, jeta është dinamike dhe asnjëherë nuk e dini se çka ndodhë”, ka thënë Ronaldo.