Sport

Napoli ka nisur kontaktet për Jasharin

Descriptive Text

Mesfushori Ardon Jashari ka gjasa të mira që sezonin e ardhshëm të paraqitet në Serie A. Sajti italian “Tuttomercatoweb” ka shkruar të enjten se skuadra e Napolit ka shfaqur interesim të madh për Jasharin.

Madje, thuhet se Napoli tashmë ka nisur kontaktet me skuadrën e Luganos për Jasharin, të cilin e sheh si lojtar me potencial të madh për të ardhmen.

Jashari 20-vjeçar është njëri prej talenteve më të vlerësuar në futbollin zviceran, ndërsa në fillim të këtij viti është promovuar në ekipin e parë të Luganos, ku ka impresionuar me paraqitjet e tij.

Këtë edicion, Jashari ka katër asistime në 17 paraqitje për Luganon, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

Po ashtu, Jashari është përfshirë edhe në listën e përzgjedhësit të Zvicrës, Murat Yakin për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Pjesë e këtij liste, janë edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.