Sport

Mancini vlerëson lart Shqipërinë

Selektori i kampiones së Evropës, Roberto Mancini ka vlerësuar lart Shqipërinë.

Ai ka vlerësuar lojtarët, ndërsa ka falënderuar për miqësoren.

“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, i bëj komplimente. I falënderojmë që na ftuan për këtë miqësore. Kemi mbrojtës të mirë, kemi lojtarë të ndryshëm. Bonucci është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mancini.