Sport

Ismajli vlerëson se Shqipëria bëri ndeshje të madhe ndaj Italisë

Descriptive Text

Ardian Ismajli ka thënë se Shqipëria ka bërë një ndeshje të madhe ndaj Italisë.

Shqipëria humbi 3:1 nga kampionia e Evropës, por ka theksuar se Shqipëria ka luajtur me dinjitet të mërkurën mbrëma.

Ismajli shënoi golin e vetëm për Shqipërinë.

“Të them të drejtën kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi luftuar deri në fund dhe kemi dhënë maksimumin, çka është e rëndësishme në futboll. E kam pritur golin të them të drejtën, pasi jam në formë të mirë dhe më vjen mirë që erdhi pikërisht mbrëmjen e sotme”, ka thënë Ismjali.