Sport

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda me ofertë për të organizuar “Euro 2028”

Oferta paraprake e përbashkët midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për të organizuar “Euro 2028” është dorëzuar zyrtarisht në UEFA.

Në ofertë janë paraqitur stadiumet ku do të mund të zhvilloheshin ndeshjet në Angli në Wembley, Villa Park, Everton Stadium, London Stadium, Tottenham Hotspur Stadium, Etihad Stadium, St James’Park, Stadium of Light, Old Trafford, në Dublin në Aviva Stadium dhe Croce Park, në Belfast në Vasement Part, në Glasgow në Hmpden Park dhe në stadiumin Principaility të Cardiffit.

Një listë përfundimtare me 10 stadiume do t’i dorëzohet UEFA-s në prill të vitit 2023. Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kishin parë fillimisht mundësinë e ofertës për kupën e Botës 2030, por më vonë kthyen vëmendjen e tyre në Euro, dy vjet më parë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të marrë një vendim për organizimin e Euro 2028 dhe Euro 2032 në shtator të vitit 2023. Oferta përballet me konkurrencën nga Turqia.