Sport

Enrique: Kemi ardhur për ta fituar Kupën e Botës

Selektori Luis Enrique ka thënë se futbollistët e Spanjës janë të etur për ta fituar Kupën e Botës.

Ai ka thënë se Spanja e drejtuar nga ai, është në mesin e favoritëve për ta fituar trofeun e Kupës së Botës që nis të dielën në Katar.

“Ne Duam që të kemi të gjitha kushtet për të luajtur një Botëror të madh. Ne kemi ardhur të përpiqemi të fitojmë Kupën e Botës. Kemi një miqësore dhe do të shohim si do të dalim”, ka thënë Enrique të mërkurën në konferencën për media.

Spanja është në grupin E së bashku me Gjermaninë, Japoninë dhe Kosta Rikën.