Sport

Ancelotti bën tifo për shtatë përfaqësuese në Katar

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk e ka një përfaqësuese të preferuar në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, raporton “Marca” të martën. Në fakt, numri i përfaqësueseve që trajneri italian do t’i mbështesë në turneun që nis të dielën, është shumë i madh.

Ancelotti do të bëjë tifo për hiq më pak se shtatë përfaqësuese në Botërorin e Katarit.

Një pjesë e madhe e lojtarëve të Real Madridit do të paraqiten në Botëror për përfaqësueset e tyre, ndërsa kanë përkrahjen e madhe të Ancelottit për të pasur sukses në këtë ngjarje.

“Në Kampionatin Botëror, do ta mbështesë Kroacinë, Brazilin, Spanjën, Gjermaninë, Francën, Uruguain dhe Belgjikën. I mbështes të gjithë lojtarët e mi dhe u uroj fat në Botëror”, ka thënë Ancelotti.