Sport

Cassano vazhdon të tallet rreth pensionimit të tij

Descriptive Text

Ikona e futbollit italian, Antonio Cassano, ka vënë në pikëpyetje vendimin e tij për pensionim, duke thënë se ka mundësi që të vazhdojë të luajë për Genoan ose skuadrën e ligës së dytë të futbollit italian, Virtus Entella.

Pensionimi i ish-reprezentuesit italian tashmë është bërë mesele.

Në dy javët e fundit ai ka ndërruar shpesh vendimet rreth të ardhmes së tij, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Dy herë ka shpallur vendimin për pensionim dhe po aq herë se do të vazhdojë të luajë.

Fillimisht tha se po pensionohet, por më pas nënshkroi me Hellas Veronan. Pas tetë ditë stërvitjeje ai u tërhoq duke thënë se tash me të vërtetë po pensionohet. Por të hënën dha sinjale se mund të luajë.

Tash 35-vjeçari italian thotë se do të luajë për skuadrën që i përshtatet më së shumti.

“Në jetë ndodh që njeriu të ketë mendime të ndryshme, por nëse unë kam atëherë jam i çmendur”, tha 35-vjeçari për “La Stampa”.

“Vendimi im për largim nga Verona u bazua nga malli për shtëpinë. Sidoqoftë, gruaja më mbështeti për çdo gjë. Virtus Entella do të ishte një sfidë e madhe. Marrëdhënia ime me presidentin e klubit Gozzi është fantastike. Genoa? E njoh presidentin, Enrico Preziosi, për shumë kohë, por edhe trajnerin e skuadrës Ivan Juriq, i cili është shumë energjik”.

Pas nënshkrimit me Veronën dhe largimit të menjëhershëm nga kjo skuadër, presidenti i skuadrës Maurizio Setti e cilësoi atë si të çmendur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.