Sport

Malisheva befason Prishtinën në start, kalon në epërsi

Skuadra e Malishevës ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës, në ndeshjen e xhiros së 16 të Superligës që po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj.

Rezultati u zhbllokua në minutën e tretë të ndeshjes, nëpërmjet Drilon Hazrollajt.

Hazrollaj shënoi gol me një gjuajtje të fuqishme prej rreth 20 metrave.