Sport

Corrado Saccone zbulon dallimin mes Napolit dhe Prishtinës

Po i demonstron ushtrimet lojtarëve të FC Prishtinës, pasi komunikimi me këta të fundit është më i vështirë për arsye se trajneri kondicional Corrado Saccone, nuk e flet mirë gjuhën angleze, ndërsa gjuha italiane që e flet trajneri nuk kuptohet mirë nga futbollistët.

Trajneri i mirënjohur italian Saccone për 10 ditë qëndroi me ekipin e Prishtinës, për të ndihmuar ekipin në përgatitjet fizike.

Saccone për Sportin në KTV, tregon arsyen pse ka ardhur te Prishtina.

Saccone në të kaluarën ka punuar te skuadra e njohur italiane Napoli.

Ai tek ekipi italian qëndroi për pesë vjet, ku u stërvit me lojtarë të njohur si Gonzalo Higuain, Mark Hamsik e shumë futbollistë të njohur evropianë.

Ai bën një krahasim interesant rreth Napolit dhe Prishtinës.

Trajneri italian krejtësisht në fund kishte edhe disa fjalë për Prishtinën.

Saccone pas fazës përgatitore me prishtinasit ku qëndroi për 10 ditë është larguar nga kryeqytetasit ku punën e tij si trajner fizikë do ta vazhdojë në klubin shqiptar, Partizani i Tiranës.